“Vuçiq po lufton për Kosovën edhe në Samitin...”

Lajme

“Vuçiq po lufton për Kosovën edhe në Samitin...”

Nga: F.B Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:08
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një seri të takimeve me shtetar nga gjithë bota, ku përveç temës bosht të ndryshimeve klimatike ka biseduar edhe rreth çështjes së Kosovës ka thënë redaktori i “Kurir” Rajko Nediç, transmeton “Bota Sot”.

Është mirë që në Samitin e Gllazgout po marrin pjesë mbi 200 përfaqësues nga vendet e ndryshme të botës, ndërsa sipas raporteve të ditës së djeshme Vuçiq ka zhvilluar takime edhe biseda me shumë shtetar nga vendet e ndryshme të botës”, tha Nediç.

Sipas tij, samiti është mundësi e shkëlqyeshme për takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme gjë që po shfrytëzohet nga Vuçiq.

“Vuçiq ka shfrytëzuar tollovinë dhe pranin e shumë zyrtarëve dhe ka zhvilluar takime të shumta në kohën mes sesioneve. Ai ndër tjera shfrytëzoi rastin për takim dhe bisedë me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez i cili i ka premtuar vizitën në Serbi. Këto takime janë me rëndësi edhe për shkak të çështjes së Kosovës dhe kufijtë e Ballkanit të hapur”, konsideron Nediç.

Ai me këtë rast ka komentuar edhe deklaratën e nënkryetarit të partisë popullore të Serbisë Zdravko Ponosh ish-gjeneral armate, që ka thënë se është e padiskutueshme që diplomatët do të ndërrojnë presidentin e Serbisë.

“Procedura në ShBA ende nuk ka përfunduar për emërimin e ambasadorëve të rinj të këtij vendi. Kështu që para vitit të ri as që do të ndodhë kjo, ne e dimë fare mirë rolin që ka kryer ambasadori i dominuar amerikan për Serbi në kohën e Dejtonit”, nënvizoi Nediç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat