Një mijë litra naftë 'zhduken' në një qendër të mjekësisë familjare në Gjakovë

Lajme

Një mijë litra naftë 'zhduken' në një qendër të mjekësisë familjare në Gjakovë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Një mijë litra naftë janë zhdukur nga kaldaja e ngrohjes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc të Gjakovës.

Me 27 tetor rezervuari ishte plotë me naftë, por pesë ditë më vonë ai ishte tërësisht i zbrazur.

Kjo u provua në momentin kur punëtorët teknik deshën ta ndezin kaldanë e ngrohjes në Brekoc të Gjakovës.

Nënshkrimin për pranimin e kësaj sasie nafte e kishte bërë specialist por thotë se këtë e kishte bërë derisa ishte duke kontrolluar një pacientë.

“Me datën 27 ka ardhur nafta. Me ata që e sollën naftën kanë qenë edhe dy punëtorë teknik. Unë ua kam dhënë çelësat, ndërkohë kam pasur një pacient. Në momentin kur kam përfundu punën me pacientin kam dalë por ata kishin përfundua punë. Shërbimi teknik kanë nënshkruar për pranimin e naftës, nënshkrova edhe unë pasi edhe ata janë përgjegjës dhe e njohin punën”, deklaroi Musa Halilaj

Pasi rasti ishte paraqitur në polici, prokuroria e Gjakovës ka filluar hetimet.

“Fillimisht është iniciuar rasti për veprën penale vjedhje. Hetuesit e njësisë rajonale në Gjakovë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti”.

Në raportin e policisë thuhet se qasje në rezervuarin e naftës kishin gjashtë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat