KJO zgjedh bordin e drejtorëve, Ridvan Berisha kryetar

Lajme

KJO zgjedh bordin e drejtorëve, Ridvan Berisha kryetar

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 20:26
Mimoza Telaku, Ridvan Berisha, Visar Ahmeti

“Kosova Jewish Organization” ka zgjedhur sot (e hëne) Bordin e Drejtorëve.

Në këtë takim si anëtarë Bordi u zgjodhën: Mimoza Telaku, profesoreshë universitare, Visar Ahmeti, afarist i njohur dhe Ridvan Berisha, gazetar dhe ish-kryeredaktor në RTK.

Me shumicë votash, anëtarët e bordit dhe anëtar të tjerë të Organizatës morën vendim që Kryetar i Bordi të zgjedhet Ridvan Berisha.

Në këtë mbledhje u vendosë që organizata të vazhdojë aktivitetin në bazë të synimeve që i përcakton statusi i saj, promovimi i bashkëpunimit kulturor në fushën e e trashëgimisë shqiptaro-hebreje dhe bashkëpunimit në fusha të tjera që e afirmojnë secilin bashkëpunim tjetër me shoqërinë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat