Ana Bërnabiq bllokon në mes të intervistës

Lajme

Ana Bërnabiq bllokon në mes të intervistës

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:31
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, prej kohësh konsiderohet si një person që jo gjithmonë di të kontrollojë atë që thotë.

Edhe para mesazhit të famshëm se “duhet të kuptojë si të kuptojë”, kryeministrja serbe shpeshherë i ndodh të mos ketë rrjedhe të mirë të fjalisë.

Kështu ishte edhe një ditë më parë, gjatë paraqitjes së ftuar në emisionin “Fokus” – ajo dështoi të thoshte një fjali, ndonëse kishte terma të lehta dhe të njohura në dispozicion, Gjilas, fëmijë beogradas, vjedhje, arrogancë…

“Pra, sikur të isha… Sepse kjo ishte një nga gjërat që ishte gjëja më e frikshme për mua nga të gjitha vjedhjet, që… Gjë që, Gjilas… Jam… E kryer sa ishte në pushtet. Të gjitha vjedhjet që…. I cili është ai, për fat të keq për të gjithë ne, dhe mbi të gjitha për fëmijët… Amm, pra…”, Bërnabiq u përpoq të përfundonte një mendim, ndërsa moderatori e dëgjonte me vëmendje të plotë dhe i habitur.

Përfundimisht ajo hoqi dorë dhe kaloi në një temë tjetër, duke thyer heshtjen e sikletshme që mbretëronte në studio.

Për më tepër ndiqeni videon e mëposhtme, e cila është bërë virale në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat