I mbijetuari nga tragjedia në Bullgari rrëfen momentet e betejës me flakët: Shoferin e zuri gjumi, dëgjova...

Lajme

I mbijetuari nga tragjedia në Bullgari rrëfen momentet e betejës me flakët: Shoferin e zuri gjumi, dëgjova...

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 19:16
Lulzim Sulejmani

Lulzim Sulejmani është një nga të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari, ku pas shpërthimit në flakë të një autobusi humbën jetën 45 persona, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë.

Në një intervistë, Sulejmani tregoi edhe dinamikën e ngjarjes.

Sipas tij, shkak për aksidentin është bërë shoferi, të cilin e kishte zënë gjumi. I riu theksoi se ka thyer xhamin dhe ka arritur të shpëtojë bashkë me të fejuarën e tij dhe disa persona të tjerë.

“Shoferin me siguri e ka zënë gjumi. Autobusi i ka rënë bordurës dhe më pas është çarë goma.  Siç duket i plasi goma autobusit dhe shpërtheu në flakë. Autobusi u mbush me tym. Theva xhamin dhe u hodha jashtë bashkë me të fejuarën time dhe disa persona të tjerë. Në autobus kishte britma të shumta. Më pas nuk di se çfarë ka ndodhur, pasi u largova 200 metra nga autobusi.100 km para se të vinim në kufi me Bullgarinë kemi patur një ndalesë, aty u ndërruan shoferët. Më pas kemi bërë edhe një pushim tjetër.

Isha 4 ditë me të fejuarën në pushime. Fëmija më i vogël ishte 4 vjeç. Po binte shi. Shkaku I vetëm I aksidentit është vetëm përgjumja e shoferit. E fejuara është bërë operacion, është dëmtuar në gjunjë. Ka thyerje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat