Festat e nëntorit/ Edhe Zagrebi vishet “Kuq e Zi”

Lajme

Festat e nëntorit/ Edhe Zagrebi vishet “Kuq e Zi”

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:41
Zagreb

Edhe Zagrebi është veshur “Kuq e Zi” në nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Një nga shatërvanet në qendër të Zagrebit është ndriçuar kuqezi me rastin e festave kombëtare.

Gjatë ditës se djeshme sheshi Omonia në Greqi dhe ndërtesa më e lartë në botë në Dubai u ndriçuan nga ngjyrat “Kuq e Zi”.

Po ashtu shqiptarët nga e gjithë bota, festuan me flamujt shqiptarë.Në Angli, shqiptarët me makinat luksoze me flamuj shqiptarë bënë paradë nëpër rrugë e Londrës.

Po ashtu edhe në SHBA qindra shqiptarë u bënë bashkë për të festuar ditën e shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat