Tadiq: Unë e burgosa Veselinoviqin, pastaj Vuçiqi...

Lajme

Tadiq: Unë e burgosa Veselinoviqin, pastaj Vuçiqi...

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:11
Boris Tadiq

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq, ka folur për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, që së fundi u sanksionuan nga SHBA-ja për shkak të aktivitetit të tyre si grup i organizuar kriminal.

Tadiqi tha se Veselinoviqi ishte aktiv në veprime kriminale edhe gjatë kohës sa ai ishte në krye të shtetit serb, megjithëse tha se ai ishte arrestuar dhe ishte liruar më pas nga qeveria aktuale serbe.

“Ne kishim informacion të mjaftueshëm se ai ishte i përfshirë në aktivitete kriminale, sepse pas një dekade kemi një dënim për lidhjen me autoritetet serbe”, tha Tadiq në N1, duke shtuar se amerikanët hetojnë gjatë dhe tërësisht, por pasi të mbarojnë hetimi, është i mbyllur dhe i zbatueshëm në mënyrë të sigurtë para gjykatave.

I pyetur nëse sanksionet e SHBA-së do të preknin lidershipin politik të Serbisë, Tadiq tha se Veselinoviqi dhe Radoiçiqi janë “pa dyshim figura politike” dhe qëndronin pas Listës Serbe në Kosovë.

Ai tha se ata dy si u takuan në jahte me politikanë shqiptarë të Kosovës, ndërsa në Serbi morën pjesë në bordin kryesor të Partisë Progresive Serbe në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat