Drecun përsëri ankohet, ky është reagimi i tij pas ndalimit të vizitës në Kosovë të Petkoviqit

Lajme

Drecun përsëri ankohet, ky është reagimi i tij pas ndalimit të vizitës në Kosovë të Petkoviqit

Nga: F.B Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 09:00
Milovan Drecun

Me hapat e saj të njëanshëm Prishtina po përpiqet të hedh barrën tek Beogradi duke plasuar lajme të rrejshme, ndërsa këto hapa nuk po sanksionohen.

Kështu ka thënë për “RTS” kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun, transmeton “Bota Sot”.

Milorad Drecun si mysafir në programin e mëngjesit në RTS theksoi se mos lejimi i vizitës në Kosovë për drejtorin e zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë nga ana e Prishtinës, është interpretim i njëanshëm i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

“Vizitat vetëm paralajmërohen, por Prishtina gjithnjë e më shpesh i ndalon vizitat e zyrtarëve tanë. Nëse ndaloni hyrjen e drejtorit të zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë, ju pamundësoni që ai të ndihmojë popullit tonë”, tha Drecun.

Drecun ka thënë se me hapat e njëanshëm që bën Prishtina, po përpiqet të bart përgjegjësinë te Beogradi, ndër tjera edhe duke plasuar gënjeshtra dhe informata të rrejshme sikur tregimi se Beogradi ia ka ndaluar vizitën në Bujanovc edhe Preshevë ministres Donika Gërvalla.

"Brukseli nga ana tjetër vetëm flet, por nuk vepron në asnjë mënyrë dhe kështu puna e BE nuk jep rezultate dhe nuk ka asnjë autoritet tek Prishtina”, u shpreh Drecun.

“Hapat e njëanshëm siç janë heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë në pjesën e Kosovës po ashtu po heshtet edhe nuk sanksionohet, ndërsa Beogradi pret reagimin në vendimin e Prishtinës për mos lejimin e mbajtjes së referendumit”.

"Ato vende perëndimore që mund të ndikojnë ndaj Prishtinës duhet të ndikojnë që ajo të heq dorë nga mos lejimi i mbajtjes së referendumit në Kosovë. Me çka shkelet e drejta bazë e të drejtave të njeriut dhe e drejta demokratike që qytetari të deklarohet në referendum”, tha ai.

Përfaqësuesi i Këshillit të Kuvendit për Kosovë beson se do ketë aktivitete të fuqishme që të detyrohet Prishtina për të mundësuar mbajtjen e referendumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat