Mediat serbe shkruajnë për vizitën e Vuçiq në Tiranë: Do të nënshkruhen 6 marrëveshje

Lajme

Mediat serbe shkruajnë për vizitën e Vuçiq në Tiranë: Do të nënshkruhen 6 marrëveshje

Nga: F.B Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 09:42
Aleksandër Vuçiq, Zoran Zaev dhe Edi Rama

Vuçiq sot e nesër në Tiranë – në tavolinën me Ramen e Zaev janë 6 marrëveshje për Ballkanin e Hapur

Presidenti i Serbisë Vuçiq do qëndrojë sot edhe nesër në Tiranë ku me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në takimin e iniciativës “Ballkani i Hapur” , në të cilin janë parashikuar nënshkrimi i 6 marrëveshjeve, ndër të cilat ajo për kushtet e qasjes së lirë në tregun e punës në Ballkanin perëndimor, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq në Tiranë do të ketë takim joformal me Edi Ramën dhe Zoran Zaev në darkën e përbashkët, ndërsa nesër janë parashikuar shumë takime , i është thënë Tanjugut nga presidenca e Serbisë.

Me 21 dhjetor në Pallatin e Brigadave, së pari mbahet takimi trepalësh i zyrtarëve dhe delegacioneve me përfaqësuesit e Këshillit të Atlantikut, ku do bisedohet për planin strategjik për Ballkanin e Hapur.

Më pas u parashikua nënshkrimi i marrëveshjes për kushtet e qasjes në tregun e lirë të punës, për ndërlidhjen e skemës elektronike zë identifikimit të qytetarëve në Ballkanin e Hapur dhe marrëveshjet për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, fitosanitarisë dhe sigurimit të ushqimit për kafshët..

Po ashtu pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të kompetencave të subjekteve ekonomike për siguri (AEOS), si dhe marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Shqipërisë për marrëveshjen e njëjtë (AEOS).

Do të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunimin në akreditimin e trupave në Ballkanin perëndimor.

Kur të vendoset tregu i përbashkët, lejet e punës të lëshuara në secilën prej tri vendeve do të vlejnë për të gjitha anëtarët e iniciativës – Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Tre zyrtarët e vendeve që kanë pranuar iniciativën Vuçiq, Rama dhe Zaev iu kanë dërguar letër të hapur tri vendeve tjera në regjion që të i bashkohen iniciativës dhe qytetarëve të tyre të ju ofrojnë të mira që ofron iniciativa.

Tre liderët konsiderojnë se e gjithë BE duhet të mbështes Ballkanin e Hapur si dhe ftuan fqinjët të transformojnë iniciativën gjithëpërfshirëse për nevoja të aksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat