​AUV konfiskon 400 kg mish gjedhi, nuk i plotësonte kushtet për konsum

Lajme

​AUV konfiskon 400 kg mish gjedhi, nuk i plotësonte kushtet për konsum

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Në fshatin Gurrakoc të Istogut, njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull nga Kosova.

Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte pas të ngarkuar rreth 400 kilogramë mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen.

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat