Vjen reagimi i Vuçiqit pasi policët serbë festuan me këngë çetnike si në kohën e Millosheviqit

Lajme

Vjen reagimi i Vuçiqit pasi policët serbë festuan me këngë çetnike si në kohën e Millosheviqit

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:36
Policët serbë duke festuar me këngë çetnike si në kohën e Millosheviqit

Mbrëmë u publikua një video skandaloze e pjesëtarëve të Drejtorisë së Policisë së Pribojit ku dëgjohen duke kënduar këngë që u kushtohen çetnikëve serbë të cilët kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq.

Në lidhje me këtë sot ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duke thënë se mediat rajonale qëllimshëm po promovojnë histori negative nga Serbia.

Duke e komentuar videon e policit serb nga Pirboj teksa këndon këngë nacionaliste, Vuçiq tha se nuk i ka parë të gjitha detajet por ua dha një premtim komunitetit boshnjak në Serbi.

“Nuk i pashë të gjitha detajet. Por është detyra ime t’iu them boshnjakëve në Serbi se ky është vendi i tyre po aq sa është edhe i imi, ata do të jenë plotësisht të sigurt dhe të mbrojtur”, deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se i takon policisë të marrin veprime për ngjarjen në fjalë.

Vuçiq theksoi se askush nuk duhet të mendojë se është mirë të ofendohen apo edhe të kërcënohen pjesëtarët e kombeve tjera.

“Urrejtja nga njëra anë provokon urrejtje edhe më të madhe nga ana tjetër. Ju bëj thirrje njerëzve që të kujdesen për fqinjët e tyre boshnjakë, e ashtu edhe boshnjakëve për fqinjët e tyre serb”, përfundoi Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat