Mësohet motivi i vrasjes së gruas nga burri në Skenderaj

Lajme

Mësohet motivi i vrasjes së gruas nga burri në Skenderaj

Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:57
Policia e Kosovës

Një 51-vjeçar me inicialet S.Q., dyshohet se ka qëlluar për vdekjen gruan e tij 48-vjeçare me inicialet L.Q., në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Gazeta mëson se 51 vjeçari quhet Skender Qerimi dhe se deri tek vrasja dyshohet se ka ardhur si pasoje e tradhtisë.

Këto burimi kanë thënë se Qerimi kishte qenë i ndarë me gruan por më pas ishte bërë bashkë përsëri për shkak të fëmijëve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke e cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, rreth orës 13:40, 51-vjeçari i cili u arrestuar nga Policia dyshohet se e ka plagosur gruan e tij, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë.

“Nga  hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat