NATO “rrethon” Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën

Lajme

NATO “rrethon” Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën

Nga: F.B Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:35
NATO

Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë dy vende në Ballkanin perëndimor që janë plotësisht të rrethuara nga anëtarët e NATO-së.

Të dy vendet kufizohen me Kroacinë anëtare e NATO-së nga 2009, Serbia kufizohet me Hungarinë anëtare e NATO-së nga 1999, Rumaninë dhe Bullgarinë anëtare të NATO-së nga 2004, Maqedoninë si anëtarja më e re,  dhe Kosovën e vetëshpallur që nuk është anëtare, por bëhet fjalë për territor që shtet të pavarur që se pranojnë as BeH e as Serbia, shkruan gazeta "Nezavisne novine", transmeton “Bota sot”.

Arsyeja kryesore që këto dy vende nuk janë anëtare të aleancës sipas kësaj gazete është se populli serb edhe më tutje është kundër anëtarësimit.

Si qëndrojnë tash punët, pak ka gjasa që kjo të ndryshojë në të ardhmen e afërme, ndërsa NATO në komunikim zyrtar iu ka dhënë të drejtë që ato të vendosin për formën e bashkëpunimit.

Serbia ka partneritet për paqe me NATO dhe vazhdimisht nënshkruan plane aksionare individuale dhe në faqen e aleancës thuhet se NATO respekton neutralitetin e Serbisë.

"Serbia thellon dialogun politik me NATO në interesin e dyanshëm si forcimi i institucioneve, demokracisë dhe reformave në mbrojtje dhe ndonëse Serbia synon anëtarësimin në BE, për dallim nga vendet tjera të Ballkanit që janë partnere nuk dëshiron bashkëngjitjen në NATO".

Zyrtarisht BeH synon anëtarësimin në NATO, pasi kryesia ka dërguar letër aleancës, ku shprehet gatishmëria për anëtarësim, si rezultat i kësaj NATO ka ftuar në samitin në Talin BeH që të i bashkohet planit aksionar me kush që të zgjidh çështjen e pronësisë shtetërore edhe ushtarake.

NATO ka insistuar vite më parë në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por pastaj vendosi aktivizimin e planit aksionar ndonëse nuk ishte zgjidh çështja  e pronësisë. Por Srpska ka ndryshuar qëndrimin për aleancën dhe thotë se nuk do jap miratimin që BeH të bëhet anëtare, ndërkohë që ka paralajmëruar ligjin për zgjidhjen e çështjes së pronësisë ushtarake e shtetërore në territorin e saj, shkruan "Nezavisne".

"Pjesëmarrja në planin aksionar nuk prejudikon ndonjë vendin për anëtarësim, BeH duhet të vazhdojë të realizoj reforma mbrojtëse edhe demokratike për të përmbushur aspiratat drejt NATO-së dhe BE-së dhe të bëhet shtet i pavarur funksional e demokratike”, thonë në NATO.

"Që ndonjë vend të jetë neutral është e nevojshme që palët e interesuara ushtarake ta pranojnë neutralitetin, si ishte bie fjala SFRJ kur edhe NATO edhe Pakti i Varshavës kishin pranuar neutralitetin, apo si Austria, Finlanda, përderisa Zvicra neutralitetin e saj e ka arritur shumë më përpara. Shembull është BRSS pranoi të tërheq trupat e saj nga Austria si zëvendësim që qeveria austriake të pranojë neutralitetin, që ka ndodhur më vonë”.

"Sot Rusia në mënyrë të njëjtë dëshiron të pranojë neutralitetin në zëvendësim të ndërmjetësimit të çarmatosjes së trupave pro-ruse në lindje të Ukrainës, por NATO nuk po tregon gatishmëri të pranoj propozimin sepse qeveria ukrainase edhe që të bëhet anëtare në NATO dhe NATI konsideron se çështja e neutralitetit në një vendi nuk mund të zgjidhet pa vullnetin e atij vendi”.

"Për dallim nga Ukraina, neutraliteti i Serbisë ka gjasë të realizohet sepse qeveria e Serbisë dhe popullit serb  donë neutralitet në raport me dy blloqet. Nëse zgjidhet çështja e Ukrainës, mund të pritet që NATO dhe Rusia të bisedojnë për statusin e këtij vendin. Por bisedimet mund të komplikohen shtesë nga statusi i Kosovës, duke marrë parasysh se ajo është e ndarë nga Serbia duke falënderuar NATO-n ë dhe intervenimin e saj në vitin 1999, e Rusia lidh çështjen e saj me statusin e Krimes, të cilin e ka aneksuar në vitin 2014”, shkruan në këtë gazetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat