Dritan Abazoviq niset drejt postit të kryeministrit, merr mbështetjen e kësaj partie

Lajme

Dritan Abazoviq niset drejt postit të kryeministrit, merr mbështetjen e kësaj partie

Nga: P.R Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 22:22
Dritan Abazoviq

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate (SD), Damir Shehoviq, kanë mbajtur sot një takim me temë formimin e qeverisë së pakicës.

Siç shkruajnë mediat malazeze, Abazoviq dhe Sehoviq shkëmbyen mendime mbi prioritetet politike dhe programore të qeverisë së ardhshme të pakicës, nëse ajo do të formohet.

“Shehoviqi ka shfrytëzuar rastin që në komunikim të drejtpërdrejtë t'i përsërisë qëndrimet e shpallura publikisht të SD-së me atë rast, të cilat janë parakusht për pranimin eventual të kësaj partie në shumicën e re parlamentare dhe Qeverinë që do ta formonte ajo shumicë”, shkruan media malazeze pobjeda, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Sehoviqi më herët ka thënë se SD nuk do ta mbështesë qeverinë e pakicës nëse parimet politike të asaj partie nuk janë të pranueshme për dikë.

Megjithatë, ai beson se prioritetet programore të Qeverisë së ardhshme mund të përcaktohen përmes dialogut dhe konsensusit.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA kanë zhvilluar deri tani bisedime me përfaqësues të Partisë Popullore Socialiste (PKSH) dhe partive minoritare, ndërsa sot janë takuar edhe me drejtues të Frontit Demokratik (DF).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat