Macron i shkruan letër Vuçiqit: Dialogu Kosovë-Serbi të mbyllet në muajt në vijim

Lajme

Macron i shkruan letër Vuçiqit: Dialogu Kosovë-Serbi të mbyllet në muajt në vijim

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:25
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një letër dërguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit për ditën e shtetësisë, ka thënë se ka shpresë që dialogu Kosovë-Serbi të mbyllet në muajt në vijim.

Macron ka theksuar se ai dhe Franca përkrahin dialogun me qëllimin që të arrihet “një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve”.

“Dua ta shpreh dëshirën që sukseset në këtë pikë të ndodhin në muajt në vijim”, ka shkruar Macroni.

Sipas Macron, Franca dëshiron të vendosë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në qendër të presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëjë atë rajon një “zonë paqeje dhe prosperiteti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat