E zbulon Rada Trajkoviq: Ky është ekstremisti që po financon aktivitetet kriminale serbe në Kosovë

Lajme

E zbulon Rada Trajkoviq: Ky është ekstremisti që po financon aktivitetet kriminale serbe në Kosovë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 20:39
Rada Trajkoviq

Trajkoviq gjatë një interviste për Nova ka theksuar se Gouillon është financues i aktiviteteve kriminale serbe në Kosovë. 

Në anën tjetër, përfaqësuesi i së djathtës ekstreme franceze, Arnaud Gouillon i cili është shef i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Rajon, është shprehur se i gjithë financimi i tij kalon përmes Dioqezës së Rashkës.

 Me atë rast, Gujon ka hyrë në llogarinë e tij në Twitter, duke theksuar se është tronditur nga akuza të tilla. 

“Rada Trajkoviq sapo tha në Nova se financoj grupet kriminale në Kosovë. Nuk e di çfarë i kanë bërë asaj zonje apo atij televizioni që shpif kështu? Gjithçka që financojmë në kalon përmes Dioqezës së Rashkës”, thuhet në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat