Vuçiq i frikësuar: Mos më bëni presion mbi Kosovën, jam i kërcënuar me jetë

Lajme

Vuçiq i frikësuar: Mos më bëni presion mbi Kosovën, jam i kërcënuar me jetë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 09:44
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndihet në rrezik për jetë pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Ish zv.ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka bërë një postim në ‘Twitter’ ku ka zbuluar një bisedë private të Vuçiq me BE-në dhe SHBA-të.

“Unë nuk kam kontroll në mediat. Rusët janë infiltruar në mediat e mia, ata po ashtu kanë kontroll në shërbimin sekret”, citon Selimi – Vuçiqin.

“Ata tashmë kanë vrarë Gjingjiqin, unë po bëj më të mirën, por mos më bëni presion mbi Kosovën. Jam në rrezik për jetë”, thuhet të ketë shtuar ai.

Vuçiq më herët ka deklaruar se pas ngjarjeve të fundit, presioni ndaj Serbisë do të rritet – duke tentuar ta vendos shtetin e tij në një pozitë të viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat