Ky është eksperti i sigurisë që kishte parashikuar se sulmi në Ukrainë do të ndodhë sot

Lajme

Ky është eksperti i sigurisë që kishte parashikuar se sulmi në Ukrainë do të ndodhë sot

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Këshilltari i pavarur për çështje të sigurisë e gjeo-politikës në Britani të Madhe, Visar Reka tri ditë më parë e kishte parashikuar se sulmi në Ukrainë do të ndodh sot.

Ai i ftuar në emisionin “Çeli sytë me Arin” më radion Klan Kosova FM tha se kjo është java e fundit në të cilën Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të filloi sulmin.

“Prej fillimit këtu vetëm një njeri e din çka ka me ndodh, ai quhet Vladimir Putin. Është moment i fundit, nëse veç ka vendos të bëjë invazion, kjo javë, është java e fundit në të cilën ai mund ta bëjë, për shkak të kushteve klimatike. Invazioni bëhet në veri-lindje dhe prej aty deri në Kiev ka pak fshatëra dhe terreni është kryesisht moqil, aty tanket nuk mund të lëvizin nëse temperaturat nuk janë së paku -4 gradë Celcius. Të enjten është parapa që temperaturat do të bien nën 0 dhe ai është momenti, tjetër dritare për invazion, nuk ka”, u shpreh ai.

Tutje, Reka tha se gjithsesi, lufta kishte filluar para disa ditëve, por tani bëhet fjalë për invazion.

“Lufta ka fillu para disa ditëve, kur filluan ato bombardimet, ku u bombardua një kopsht i fëmijëve, por po flasim për invazion, qëllimi i Putinit është Kievi, e për ta marrë Kievin duhet të nisë forca shumë serioze”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat