Rusia vret 13 roje kufitare ukrainase vetëm për këtë fjalë

Lajme

Rusia vret 13 roje kufitare ukrainase vetëm për këtë fjalë

Nga: A.M. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Sipas New York Post, të enjten derisa ishin duke e ruajtur “Ishullin e Gjarpërinjve” pranë kufirit juglindor të Ukrainës, 13 roje kufitare u vranë nga dy anije ruse.

Rusët kontaktuan rojet dhe u identifikuan si një "anije luftarake ruse", duke kërkuar që ukrainasit të dorëzoheshin ose përndryshe ata do të hapnin zjarr.

“Kjo është një luftanije ruse, e përsëris. Të sugjeroj të dorëzosh, përndryshe do të hap zjarr?”, kështu citohen të kenë thënë rusët rojeve të kufirit të ishullit.

Në ato momente një nga rojet ukrainase kishte hyrë “live” në njërën nga rrjete sociale, në të cilën dëgjohet duke i thënë shokut të tij: "A duhet t'i them atij të shkojë të q* vetën e tij?".

"Për çdo rast," përgjigjet një roje tjetër.

Roja i përgjigjet troç: "Anije luftarake ruse, shko q* vetën".

Siç raportohet,  rusët e bombarduan ishullin prej 42 hektarësh nga anija luftarake.

Image
Foto nga Google Maps

Në videon e publikuar, shihet roja e pozicionuar jashtë në anije me një helmetë ushtarake.

 Ai në video mund të dëgjohet duke bërtitur dhe duke goditur në tokë, ndërsa shpërthyen të shtëna të forta.

Image
Forcat ruse kanë nisur sulme nëpër fronte dhe qytete të shumta në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve ukrainas të gjithë rojet u vranë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të enjten se 13 rojet kufitare do të marrin një medalje pas vdekjes për mbrojtjen "heroike" të ishullit.

"Duke e mbrojtur ishullin tonë Zmiinyi, të gjithë rojet bregdetare vdiqën heroikisht," tha Zelensky.

 "Por [ata] nuk u dorëzuan". "Qoftë i përjetshëm kujtimi i atyre që dhanë jetën për Ukrainën," tha ai.

Nga mbrëmja e së enjtes, shërbimi kufitar shtetëror i Ukrainës humbi çdo komunikim me rojet. Ishulli besohet se tani është i pushtuar nga forcat ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat