​Eksperti ushtarak nga Bosnja: Shtetet e Ballkanit janë subjekt i veprimit global të Forcave Hibride Ruse

Lajme

​Eksperti ushtarak nga Bosnja: Shtetet e Ballkanit janë subjekt i veprimit global të Forcave Hibride Ruse

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:44
Berko Zeqeviq

Eksperti ushtarak nga Bosnja, Berko Zeqeviq, paralajmëron se shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë subjekt i veprimit global të Forcave Hibride Ruse, të cilat synojnë kryesisht krijimin e situatave të krizës në zonat në afërsi të vendeve të NATO-s.

Në një intervistë për KosovaPress, Zeqeviq, tha se: “ngjarjet në Ukrainë sigurisht që do të prekin Ballkanin Perëndimor dhe rajonin, dhe jo vetëm Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, dhe Malin e Zi, por edhe Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Realisht, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, dhe Maqedonia e Veriut duhet të mbështeten më shumë në forcat e tyre dhe të përpiqen të kenë sa më shumë vende mike që të jetë e mundur, që do t'u vijnë në ndihmë në rast krize. Në të njëjtën kohë, nuk mendoj se shtetet e huaja do të mbrojnë ushtarakisht interesat e këtyre vendeve”, tha ai.

Në mëngjesin e 24 shkurtit urdhëruar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ushtria ruse filloi sulmet ushtarake për pushtimin e Ukrainës. Gjithë territori i Ukrainës është nën sulmet brutale të ushtrisë ruse, ndërsa organizatat ndërkombëtare po paralajmërojnë krizë të skajshme humanitare.

Agresioni rus kundër Ukrainës është dënuar nga blloku Perëndimor. Presidenti Biden tha në një deklaratë se, "Rusia është përgjegjëse për vdekjet dhe shkatërrimet që do të sjellë ky sulm. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia” tha presidenti Biden.

Liderët perëndimorë reaguan dhe si kundër përgjigjeje ndaj agresionit rus i vendosen sanksione të ashpra Rusisë, por a mjafton kjo, për ta ndalur Presidentin Puti.

Eksperti Berko Zeqeviq, thotë se Perëndimi nuk ka mekanizma që të veproj shpejt kundër veprimeve ushtarake të Rusisë.

“Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe, rrjedhimisht, nuk ka parakushte për ndërhyrjen e NATO-s. Sanksionet janë mekanizmi i përgjigjes së Perëndimit ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë dhe është një proces që do të zgjasë, me efekte që do të prekin Rusinë, por edhe vendet që vendosën sanksione dhe vendet që nuk janë përfshirë në atë proces. Në fakt nuk ka mekanizma që Perëndimi të veprojë shpejt kundër veprimeve ushtarake të Rusisë” tha ai për Kosovapress.

Sipas tij, të gjitha vendet e vogla që nuk janë në asnjë nga blloqet ushtarake duhet të kuptojnë qartë atë çfarë po ndodh në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat