Shqiptarja la burrin në Ukrainë, merr djalin dhe i ikën luftës, pamjet që trondisin botën

Lajme

Shqiptarja la burrin në Ukrainë, merr djalin dhe i ikën luftës, pamjet që trondisin botën

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 21:27
Shqiptarja Nelli Syupyur ka publikuar video përgjatë rrugëtimit të saj të arratisë nga Ukraina bashkë me djalin e saj të vogël

Nelli Syupyur është një nga dhjetëra shqiptarët që jetojnë në Ukrainë. Ajo po tenton të largohet nga vendi për shkak të luftës. Syupyur është me profesion koreografe dhe jeton e punon një qytetin e Odessa-s me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Nëpërmjet një video në rrjetin social “Facebook” ajo është shprehur se situata është e rëndë dhe ajo po përpiqen të lërë Ukrainën pavarësisht se kufijtë janë të mbyllur.

Shqiptarja Nelli Syupyur ka publikuar video përgjatë rrugëtimit të saj të arratisë nga Ukraina bashkë me djalin e saj të vogël që kur nisi lufta. Burrin e ka lënë në luftë ndërsa vetë po mundohet që të gjejë një dalje të sigurt për të shpëtuar kokën nga lufta e ashpër e nisur nga Vladimir Putin.

Në video shqiptarja shihet bashkë me fëmijën dhe një grup njerëzish të tjerë të cilët si duket po shtegtojnë për të gjetur një dalje sa më të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat