Krasniqi: Serbia e tmerruar nga vendosmëria e NATO-s dhe BE-së

Lajme

Krasniqi: Serbia e tmerruar nga vendosmëria e NATO-s dhe BE-së

Nga: V.N Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 16:41
Milazim Krasniqi

Deklarata e Josep Borell në lidhje me rrezikshmërinë e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor ka ngjallur reagime të shumta. Për dallim prej shumicës që mendojnë se ndikimi rus në Ballkan është në nivelin më të lartë në vitet e fundit, ka edhe prej atyre që janë shumë skeptik se Rusia mundet me shkaktu trazira të reja në vendet e rajonit.

Ish-profesori universitar, Milazim Krasniqi, në një prononcim për Gazetën “Bota Sot”, ka deklaruar se ndikimi rus në ballkan është zbehur dukshëm për shkak të vendosshmërisë së NATO-s dhe BE-së.

“Veprimet e Putinit tashmë janë iracionale, sepse për një kohë rekord është izoluar nga mbarë bota. Putini sot është më i izoluar se Kim Xhong Uni i Koresë së Veriut. Për këtë shkak, si mund të bëjë përpjekje të dalë nga ai izolim, duke ndezur edhe ndonjë vatër krize në Ballkan. Por Vuçiçi dhe Dodiku tashmë janë të tmerruar nga vendosmëria e NATO-s dhe e BE-së e nuk duket se kanë guxim të zbatojnë skenarët eventualë të Putinit”, tha Krasniqi.

Sipas tij as Serbia nuk është e interesuar që të hyjë në aventura të dëmshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e shtetit te tyre.

“Dodiku sot po deklaron se janë neutral ndaj konflitit në Ukrainë, një gjë e padëgjuar prej atij deri sot. Pra, po të pyetej Putini, do të ndodhte ndonjë trazirë në Ballkan, por Serbia dhe Republika Srpska janë të tmerruar nga vendosshmëria dhe nga fuqia e perëndimit. Për këtë arsye, nuk është në interesin e tyre që të hyjnë një ndonjë aventurë vetëvrasëse për ta”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat