Fotografi shqiptar: 95 për qind e refugjatëve ukrainas janë gra e fëmijë

Lajme

Fotografi shqiptar: 95 për qind e refugjatëve ukrainas janë gra e fëmijë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 19:29
Ilustrim

Fotografi shqiptar Visar Kryeziu, i cili gjendet në pikëkalimin kufitar mes Polonisë dhe Ukrainës, ka thënë se kjo pikë po shfrytëzohet më së shumti në mënyrë që refugjatët të ikin nga luftimet që po ndodhin në Ukrainë.

“95 për qind të refugjatëve të Ukrainës kanë qenë gra dhe fëmijë, të cilët kanë qenë të moshës së mesme, ndërsa burra ka pasur shumë pak, ose nëse ata kanë dalë kanë qenë vetëm me asistencë”, ka thënë Kryeziu.

Më tej, ai tha se kolona e automjeteve që duan të hyjnë në Poloni nga Ukraina është e gjatë mbi 20 kilometra.

“Shumica e ukrainasve kufirin e kalojnë me makina ose këmbë, ndërsa në mënyrë të organizuar i marrin me autobusë nga ana polake dhe i bartin deri në qytetin më të afërt. Ndërsa shumica e shtetasve të huaj që gjenden në Ukrainë vijnë në këmbë”, ka thënë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat