Kjo është mosha e dy qytetarëve të Kosovës që vdiqën nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Lajme

Kjo është mosha e dy qytetarëve të Kosovës që vdiqën nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:12
Klinika e sëmundjeve infektive

Dy persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa u konfirmuan 49 raste të reja me Coronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën dy burra.

Në platformën e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se një nga viktimat ishte i grupmoshës 60–69, ndërsa viktima tjetër i grupmoshës 70–79.

Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 80 qytetarë nga Coronavirusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 776.

Në total numri i rasteve aktive është 831. Në 24 orët e fundit janë dhënë 257 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë 816 mijë e 525 doza të vaksinës. Ndërsa 817 mijë e 708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98 mijë e 354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat