Kërcënohet drejtoresha e shkollës ku ishte vënë shenja e ndalimit të shamisë

Lajme

Kërcënohet drejtoresha e shkollës ku ishte vënë shenja e ndalimit të shamisë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 09:23
Florentina Gjergjaj

Drejtoresha e shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, është kërcënuar dje përmes rrjetit social Facebook.

Kërcënimet drejt drejtoreshës kanë ardhur pasi shkolla të cilën ajo e drejton, kishte vënë një shenjë ndalimi të bartjes së shamisë, në të njëjtin vend ku ishin venë shenjat e ndalimit të pirjes së duhanit e të bartjes së armëve.

Pas kërcënimeve, Gjergjaj e ka lajmëruar rastin në polici.

Drejtoresha nuk është tërhequr nga vendimi për të vendosur shenjën e ndalimit të bartjes së shamisë, duke thënë se kjo shkon në harmoni me udhëzimin administrative të Ministrisë së Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat