Ka nisur festa në veri të Kosovës pas adresimit të Vuçiqit, nuk ‘kursehen’ as gjuajtjet me kallashnikov

Lajme

Ka nisur festa në veri të Kosovës pas adresimit të Vuçiqit, nuk ‘kursehen’ as gjuajtjet me kallashnikov

Më: 4 prill 2022 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Menjëherë pas adresimit të presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Beograd, në Veriun e Kosovës ka nisur festa.

Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk kanë dalë akoma, por në Mitrovicën Veriore ka nisur festa në rrugë me flamuj të Partisë Progresive Serbe, të cilën e udhëheq presidenti serb.

Në pamjet, që ka publikuar Kossev, para pak minutash, disa qytetarë janë mbledhur rreth sheshit kryesor në Veri.

Vuciq në adresimin e tij, derisa po numëroheshin votat, tha se ka marrë më shumë se 90% të votave në Kosovë dhe Republika Srspka

Presidenti serb, sipas rezultateve preliminare, po prin në garën e tij për t’u rizgjedhur në krye të shtetit. Raportohet se ka marrë shumicën edhe në zgjedhjet parlamentare. Por, sipas koalicionit opozitar, partia e Vuçiqit po e humb qeverisjen në Beograd, pasi koalicioni i tyre thonë se e ka shumicën.

Në Serbi, sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhjet lokale në 14 komuna, përfshirë Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat