​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Lajme

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Më: 6 prill 2022 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Më 23 gusht 2013, OKB e vendosi 6 prillin ditë kur do të festohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Gjithashtu, në këtë datë shënohet dita e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne që u mbajtën në Athinë në vitin 1896.

Tema globale për vitin 2022 është sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme dhe paqësore për të gjithë - kontributi i sportit, si një mjet për të avancuar të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Sipas kësaj teme, selia e OKB-së në Nju Jork do të njohë rolin e sportit në adresimin e krizës klimatike dhe do të nxjerrë në pah veprimet për të ulur emetimet e gazeve serrë dhe për të zbutur kundër ndryshimeve klimatike.

6 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.

Në këtë ditë, liderët sportiv botërorë e kombëtar, punojnë me komunitetin dhe synojnë që nëpërmjet sportit të pasurojnë jetën, në veçanti të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat