Gjykata e detyron SHSKUK-në ta rikthej Gëzim Bajramin në pozitën e drejtorit të Spitalit të Ferizajt dhe t’ia paguaj 57 mijë Euro

Lajme

Gjykata e detyron SHSKUK-në ta rikthej Gëzim Bajramin në pozitën e drejtorit të Spitalit të Ferizajt dhe t’ia paguaj 57 mijë Euro

Më: 11 prill 2022 Në ora: 19:45
Gezim Bajrami

Rreth 57 mijë euro është shuma që Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), do të detyrohet të ia paguajë doktorit Gëzim Bajrami, për shkak se iu kishte ndërprerë kontrata e punës në mënyrë të kundërligjshme.

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Ferizajt, të cilin vendim e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Në fund të 2014-ës, doktorit Bajrami iu ndërprerë kontrata nga pozita e drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, me arsyetimin se nuk e kishte kaluar provën e përformancës 6 muaj pasi kishte rifituar pozitën e drejtorit për mandat tre vjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për tre vite të ardhshme.

Për këtë rast, gjykata ka vendosur që Bajrami të kompensohet për mandatin e parë dhe mandatin e dytë të supozuar si dhe përsëri të kthehet në vendin e tij të punës si drejtor.

Ky vendim, nga ekspertët e lëmisë civile po konsiderohet anomali dhe i kundërligjshëm. Bajrami ishte shkarkuar nga ish-drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat