Vuçiq takohet me ambasadorin rus, ja çfarë bisedojnë

Lajme

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, ja çfarë bisedojnë

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:00
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Botsan-Kharchenko.

Vuçiq me ambasadorin rus kanë biseduar për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe konfliktin në Ukrainë.

“Ambasadori Botsan-Kharchenko e uroi Presidentin për rizgjedhjen në postin përgjegjës të kreut të shtetit dhe i uroi që të vazhdojë të kontribuojë në përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë serbe përmes punës së përkushtuar”, shkruan Danas.

“Duke falënderuar për urimet, presidenti Vuçiq tha se Serbia në rrugën e saj evropiane, do të vazhdojë të ruajë “miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”.

Gjatë takimit thuhet se presidenti Vuçiq është shprehur për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat