Për tre muaj u asgjësuan afër 1800 kg mish

Lajme

Për tre muaj u asgjësuan afër 1800 kg mish

Më: 18 prill 2022 Në ora: 09:10
Ilustrim

Gjatë tremujorit të parë në vitin 2022 janë asgjesuar afro 1800 kg mish nga mishtoret. Kjo si shkak që mishi që shitej ka qenë pa dokumentacion.

E sipas ligjit të Veterinarisë, të gjitha therrjet në Kosovë duhet të bëhen në therrtore të licensuara nga Agjencia a Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Ne kemi realizuar 112 kontrolle nëpër mishtore dhe kemi hasur në disa raste kemi hasur që mishtoret janë duke u furnizuar me mish pa origjinë sepse nuk kanë posedu dokumentacionin e therrjes dhe si të tillë ne e kemi konfikuar dhe asgjesuar dhe sasia totale është 1767 kile”, thotë Lamir Thaçi nga AUV.

Sipas tij, kontrollimi i mishit në therrtore bëhet që të garantohet siguria ushqimore.

Tutje ai sqaroi procedurat nëpër të cilat kalon mishi.

“Kryhet kontrolli veterinary pastaj kryhet kontroll gjatë procesit të therrjes, kontrollohen organet e brendshme të kafshës dhe mund të shihet ndonjë veti atipike për kafshë të shëndoshë. Në cdo hap veterinari mban shënime dhe pastaj kryhet kontrolli edhe pas gjithë procesit të therrjes. Në qoftë se veterinari thotë se mishi është I shëndoshë I jep aprovim, e vulos mishin dhe I jep certifikatën e therrjes me të cilën garantohet mishi”, tregon ai.

Ndër të tjera, Thaçi tregon se i gjithë mishi asgjesohet përmes deponisë të mbeturinave dhe depove regjionale të përcaktuara nga Ministria e Ambientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat