Haxhi Avdyli bën intervistë imagjinare më Zelenskyn, pyetjet i parashtron sikurse të ‘analistëve të Kosovës’

Lajme

Haxhi Avdyli bën intervistë imagjinare më Zelenskyn, pyetjet i parashtron sikurse të ‘analistëve të Kosovës’

Nga: N. Sh. Më: 18 prill 2022 Në ora: 15:46
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka bërë disa pyetje imagjinare për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pyetjet që Avdyli i ka publikaur në rrjetin social facebook, thotë që janë imagjinare që analistët e Kosovës do të ia shtronin Zelenskyt.

Më poshtë sjellim pyetjet e Avdylit, të cilat i ka publikuar në Facebook:

Zelensky në intervistë.

Ja cilat do ishin pyetjet imagjinare e disa analistëve Kosovar për të:

1. Meqë Rusia po ankohet në ju se spo plotësoni kërkesat Ruse, kur do jepni dorëheqje?

2. Nëse nuk formohet asociacioni i komunave Ruse, a do shkon Ukraina në zgjedhje?

3. Dialogu ka ngec, ska rezultate për Rusinë, pse asnjë metër tokë sdo jepni për Rusinë, Rusia është shumë e fortë, a do thotë se shpejt po shkojmë në zgjedhje?

4. A do i shkëmbeni  Krimenë e Donbasin me paqe, apo do jepni dorëheqje?

5. Rusia ka protestuar te SHBA e Britania, për armatimin e marrë nga ta, a do ia ktheni armatimin a po do jepni dorëheqje?

6. Kur do jetë data e marreveshjes finale me Rusinë, dhe nëse nuk ka datë a do thotë që ju po deshtoni, dhe vendi po shkon në zgjedhje ?

7. Pse nuk po lejoni referendumin në Krime e Donbas, si drejtë demokratike për Rusët?

8. Pse po e mbroni vendin tuaj, po shpenzoni kot e spo dorëzoheni kur Rusia është shumë më e fortë ushtarakisht se ju?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat