“Çartet” Abelard Tahiri/ Reagon Geci: Mos shajë o burrë, e a di çfarë burri je ti, ma pashë Drenicën që e deshte shumë!

Lajme

“Çartet” Abelard Tahiri/ Reagon Geci: Mos shajë o burrë, e a di çfarë burri je ti, ma pashë Drenicën që e deshte shumë!

Nga: N. Sh. Më: 28 prill 2022 Në ora: 16:40
Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës eskaloi me gjuhën e tij denigruese dhe ofenduese.

Ai u dëgjua duke sharë me robë.

Ky moment ku dëgjohet duke thënë “a robt jav q….”.

Pas kësaj gjuhe banale të deputetin ka pas reagime të shumta.

Një reagim kundër Tahirit, e ka bërë edhe Nebihu, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha.

Ai me ironi e ‘lutë’ Tahirin që mos të shajë pasi që, po e koritë historinë e tij me plotë sakrifica e drejtësi.

Në një postim në Facebook, Geci vazhdon ironinë e tij ndaj Tahirit, ku puet se ‘a e di çfarë burri je ti’?

Geci vazhdon duke i thënë ‘ma Abelard pashë Zoti se ke histori të madhe’.

“Ma pashë Drenicën që e deshte shumë! Pashë tokën e Kosovës, ma mos shajë o burrë!”, shkruan Geci ndër tjera.

Postimi i plotë:

Prej 2006 krimet duhet të hetohen që i bie prej vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugovës.

A’bilardi koka çartë krejt, edhe nanën e robt tu u’a shajt Kosovës, ma Bilard se marre a e di nga vjen ti, e a di çfarë burri je ti!

Ma Bilard se ke histori të madhe! Ma pashë Drenicën që e deshte shumë! Pashë tokën e Kosovës, ma mos shajë o burrë!

Ma o burrë se po e koritë historinë tane 15 vjeçare me plotë sakrifica e drejtësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat