Video e rrallë e babait të Dritan Abazoviqit: Si ia thotë këngës shqipe më 1989

Lajme

Video e rrallë e babait të Dritan Abazoviqit: Si ia thotë këngës shqipe më 1989

Më: 29 prill 2022 Në ora: 13:20
Dritan Abazoviqi

Politikani shqiptari Dritan Abazoviqi, “njeriu i ditës” në Mal të Zi pas zgjedhjeve të para dy javëve, është bërë faktori më i rëndësishëm për formimin e qeverisë së re. Ulqinaku sot është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, nga deputetët e kuvendit të këtij shteti.

Dihet pak për jetën private të 35-vjeçarit nga Ulqini, një student i Sarajevës, përveç faktit se vëllai dhe motra e tij janë mjekë të shquar.

Disa muaj më parë, Dritan Abazoviç publikoi një video të babait të tij duke kënduar në një aheng në një lokal të Ulqinit. Fjala është për 4 marsin e vitit 1989, pra fundit të epokës së Jugosllavisë.

“Bohemistët ulqinakë dhe babai im Big Joe”, ka shkruar Dritani, duke shtuar: “Një kujtim i bukur i disa kohërave të arta”.

Ky përjetim i tij lidhet me frymën e tij politike

Ndërkohë, babai tij e të tjerët aty ja marrin disa këngëve, të gjitha puro shqiptare, më saktë, nga ato të tipi “jare shkodrane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat