Policia konfiskon afro 600 kilogramë duhan, u tentua të futet ilegalisht nga Maqedonia

Lajme

Policia konfiskon afro 600 kilogramë duhan, u tentua të futet ilegalisht nga Maqedonia

Më: 6 maj 2022 Në ora: 11:31
foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orët e mbrëmjes, bazuar në analizën e rriskut  dhe informacioneve inteligjente ka identifikuar katër kuar të cilët dyshohet se ilegalisht kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë dhe ishin të ngarkuar me duhan të papërpunuar.

Tutje, policia ka bërë të ditur se ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit Z.N., në Lubishtë të Vitisë ku janë gjetur 34 thasë duhan “refuz” të papërpunuar e që i bie mbi 500 kilogramë dhe 94 paktime duhan ku pesha e secilit paketim është 1 kilogram.

“Duke u bazuar në informacione inteligjente, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e  personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë,  me qëllim të ri- ngarkesës në një automjet me targa vendore”,  thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimin, duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat