Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ndërprenë të gjitha kontaktet me autoritetet në Prishtinë

Lajme

Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ndërprenë të gjitha kontaktet me autoritetet në Prishtinë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 10:04
Kisha Ortodokse në Kosovë

Kisha Ortodokse në Kosovë ka ndërprerë kontaktet me autoritetet në Prishtinë për shkak të “shkeljeve të paprecedentë të sundimit të ligjit dhe lirisë fetare”.

Ky vendim është publikuar në llogarinë e Manastirit të Deçanit në Twitter.

Në njoftim thuhet se “diskriminimi i hapur etnik dhe fetar ndaj Kishës Ortodokse Serbe dëmton të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Në një situatë të shpërfilljes së hapur të vendimeve gjyqësore nga institucionet e Prishtinë dhe marrëveshjeve të nënshkruara të garantuara nga BE-ja dhe OSBE-ja, Kisha Ortodokse Serbe ka paralajmëruar përfaqësuesit ndërkombëtarë për nevojën e mekanizmave të posaçëm mbrojtës”, thuhet në deklaratë.

Manastiri i Deçani ka publikuar edhe një fotografi të raportit të sapo publikuar të Departamentit të Shtetit për lirinë fetare në Kosovë për vitin 2021, i cili ka shprehur qëndrimin kritik për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2016, sipas të cilit 24 hektarë tokë janë në pronësi të manastirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat