Parlamenti Evropian nesër voton raportin për Serbinë: Sanksione Rusisë dhe njohje e ndërsjellë me Kosovën

Lajme

Parlamenti Evropian nesër voton raportin për Serbinë: Sanksione Rusisë dhe njohje e ndërsjellë me Kosovën

Nga: F.B. Më: 13 qershor 2022 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Deputetët e Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, nesër me fillim në ora 9.00 do votojnë raportin e sivjetshëm për Serbinë.

Në draftin e prezantuar në prill nga raportuesi i PE për Serbi Vladimir Bilçik janë propozuar hiq më pak se 439 amendamente e grupet e deputetëve kanë miratuar 40 prej tyre me kompromis me çka është zgjeruar teksti i raportit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në fokus të PE-së, në raportin e saj për Serbinë i bëhet thirrje Beogradit që “urgjent” të harmonizojë politikën e sanksioneve ndaj Rusisë të vendosua nga BE.

Kjo është kusht për përparimin e mëtutjeshëm të Serbisë në rrugën e integrimit evropian.

"Pushteti serb ftohet që në mënyrë të sinqertë të angazhohet në reformat e domosdoshme dhe ta kthejë vendin në rrugën e drejtë të integrimit evropian e me të të përmbushet edhe aspirata evropiane e Serbisë” thuhet në tekst.

Në draftin e raportit të plotësuar qëndron edhe pritja nga Beogradi edhe Prishtina për nënshkrimin e marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve “të bazuar në njohjen e ndërsjellë”, që nëse miratohet , do të jetë edhe rrugë për njohjen e ndërsjellë në dokumentin zyrtar të institucioneve të BE-së si zgjidhje e nevojshme në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit.

Deputetja e të gjelbërve Viola von Kramon së bashku me deputetin liberal Klemen Groshelj dhe disa përfaqësues të social-demokratëve në PE, janë autor të shumicës së amendamenteve që janë propozuar në raportin për Serbinë, posaçërisht në pjesën që ka të bëjë me bashkëpunimin me Rusinë.

Pas votimit në Këshillin e politikës së jashtme të PE-së, raporti për Serbinë në fillim të korrikut do të dal para votimit final në seancën plenare të Parlamentit Evropian kur do të miratohet në formën e rezolutës jo-obliguese për Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat