Çka thotë Rama pasi u lëshua leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Lajme

Çka thotë Rama pasi u lëshua leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 22:01
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kanë vënë në binarët e duhur.

“Procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kemi vënë në binarët e duhur! Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit.

Qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme.

Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat