Ganimete Musliu kalon vikendin në Shqipëri, viziton Kalanë e Lezhës

Lajme

Ganimete Musliu kalon vikendin në Shqipëri, viziton Kalanë e Lezhës

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 13:31
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vikendin e ka kaluar në Shqipëri.

Ajo ka vizituar Kalanë e Lezhës ku ka publikaur disa foto nga atje, si dhe ka shkruar për historikun e saj.

Postimi i saj:

Kalaja e Lezhës, aty ku historia ndërthuret me peisazhin mahnitës.

Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit, ndërsa të ofron një pamje mahnitëse.

Historia e saj është vetëm pjesa e njohur për shumicën e publikut, por në kalanë e qytetit të Lezhës nuk mungojnë edhe vizitorët e peisazhit.

Pamja është e plotë në 360 gradë, nga ku vëren gjithësinë që përkufizon Lezhën e sotme. Nga qëndra e qytetit nisin zgjatimet e tyre fushat e Zadrimës në veri, Torovicës në veriperendim e Bregut të Matit në Jug ndërsa në lindje të shoqëron maja e Akrolisit. Qielli bashkohet me kaltërsinë e detit duke përbërë dehjen e shikimit që më hërët kombinohet me lagunat e Kune – Vainit.

Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Etapat e mureve dallohen qartë. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit.
G.M

26.06.2022 Lezhë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat