Një person therë veten me thikë para objektit të qeverisë në Prishtinë

Lajme

Një person therë veten me thikë para objektit të qeverisë në Prishtinë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 15:47
Qeveria e Kosovës

Një person ka therur veten me thikë dore para objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë të hënën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur sor rreth orës 14:30 në sheshin “Skënderbeu”, ka bërë të ditur policia.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha sot se ka thënë se pasi njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Ai konfirmoi se “sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë).”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat