Ambasadori egjiptian: Vizita e presidentit tonë në Serbi është historike

Lajme

Ambasadori egjiptian: Vizita e presidentit tonë në Serbi është historike

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:00
Ambasadori i Egjiptit në Serbi, Basel Salah

Ambasadori i Egjiptit në Serbi, Basel Salah ka thënë se vizita e presidentit të këtij vendi në Beograd do të jetë historike.

Sipas tij, sepse kreu i shtetit egjiptian nuk ka qenë në Beograd prej 35 vitesh, kështu që pritet të kontribuojë në një përparim në marrëdhëniet bilaterale dhe tregtinë mes dy vendeve, raporton Tanjug.

Salah theksoi se të dy vendet kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera që nga koha kur presidentët “Gamal Abdel Nasser dhe Josip Broz Tito themeluan Lëvizjen e Të Paangazhuarve, duke kujtuar se nuk kishte pasur një vizitë dypalëshe nga kreu i shtetit egjiptian në Serbi që nga vizita e Hosni Mubarakut në korrik 1987”.

Vizita e kreut të shtetit egjiptian që nis pasditen e sotme në Beograd u bë shkak i mosmbajtjes së takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut të Brukselit.

Kështu tha të hënën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sipas të cilit, Vuçiq nxorri si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit për të mos shkuar në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat