Mediat serbe shkruajën për regjistrimin e automjeteve nga një gushti – paralajmërim i hapave të njëanshëm

Lajme

Mediat serbe shkruajën për regjistrimin e automjeteve nga një gushti – paralajmërim i hapave të njëanshëm

Nga: F. B. Më: 25 korrik 2022 Në ora: 08:46
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës duke nis nga një gushti deri me 30 shtator procesin e regjistrimit të automjeteve nga ato me tabela “legale në ato RKS” ka kumtuar kjo ministri, duke njoftuar se procesi i regjistrimit do të zhvillohet në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ky dhe mediumet tjera serbe e kanë transmetuar njoftimin e ministrisë së brendshme, duke e quajtur hap të njëanshëm nga si thonë ata “institucionet e përkohshme”.

Në të vërtetë , qeveria e Kosovës ka miratuar në qershor vendimin sipas të cilit pronarët e automjeteve me tabela të qyteteve serbe obligohen që të bëjnë regjistrimin e automjeteve dhe pajisjen me tabela RKS, duke u arsyetuar ky hap me vendosjen e “sundimit të ligjit”, shkruan “Novosti”.

Por, ky vendim nga serbët në Kosovë dhe përfaqësuesit e tyre politik po konsiderohet si i njëanshëm duke u bazuar në faktin se ende nuk ka marrëveshje mes Prishtinës edhe Beogradit lidhur me tabelat e regjistrimit të automjeteve.

Tash për tash në (kalimet administrative) si quhen kalimet kufitare mes Kosovës edhe Serbisë aplikohet regjimi i vënies së tiketave ngjitëse që mbulojnë simbolet shtetërore, që ka nis të realizohet pas protestave të qytetarëve serb në veri në tetor të vitit që shkoi përkatësisht barrikadave në kalimet administrative në Bernjak dhe Jarinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat