Eksperti gjerman jep një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë

Lajme

Eksperti gjerman jep një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë

Nga: F. B. Më: 5 gusht 2022 Në ora: 12:52
Konrad Kleving

Kosova me hyrjen në NATO do të kishte garanci të sigurisë, atëherë nuk do të ishte e domosdoshme që Serbia ta pranoj Kosovën, ka thënë në intervistën për Duetche Whelle, ekpseri gjerman për Ballkan Konrad Kleving.

Në pyetjen e DW rreth situatës së acaruar në kufirin me Kosovës edhe Serbisë dhe shqetësimin e perëndimit pas synimit të Kosovës  të vendos rregulla të reja në hyrje-dalje të vendit dhe tabelave të automjeteve si formë reciprociteti, pasi edhe Serbia nuk njeh dokumentet e Kosovës dhe nëse u kërcënua seriozisht siguria në Kosovë dhe Ballkan, Kleving theksoi se nuk kishte kërcënim pasi KFOR-i është aty për siguri.

“Nuk ka ndonjë kërcënim përderisa KFOR-i është si mision i NATO për krijimin e sigurisë dhe stabilizimin e saj, por problemin e shoh te përshkrimi i detyrave edhe obligimeve të KFOR-it, ku nuk përfshihet sigurimi i kufijve dhe sigurisë kombëtare të Kosovës sipas rezolutës së OKB-së, ku përfshihet siguria e integritetit dhe sovraniteti”.

Sipas tij detyrë e KFOR-it është liria e lëvizjes dhe mjedisit, nëse shikohet në periudhën afatgjate ato nuk mjaftojnë të zgjidhen konfliktet eventuale mes Kosovës edhe Serbisë, që duhet të punojnë në gjetjen e zgjidhjes së thellë afatgjate për sigurinë në Kosovës që në të ardhmen e shoh si anëtare të NATO-së.

“Për dallim nga NATO, BE nuk siguron sistemin e sigurisë për anëtaret e saj, mendoj se dialogu në koordinim nga BE është masë e pranueshme e zgjidhjes së kontesteve mes dy vendeve. Shtrohet pyetja a lejohet Serbia të luftojë dhe mohoj ekzistimin e shtetit të Kosovës dhe çështjen e sigurisë së saj, apo nëse Kosova mund të zhvillojë kontroll të kufijve dhe të kërkoj nga qytetarët e saj shfrytëzimin e dokumenteve të saj, që mendoj se nuk është joreal dhe as i gabueshëm”, tha Kleving.

Gjermani dhe BE duan që këto masa të realizohen në marrëveshje me Serbinë, po a janë reale ato?

“Mendoj se kjo është naive, çështjet themelore nuk mund të zgjidhen me marrëveshje mes Kosovës edhe Serbisë, përderisa Serbia nuk e pranon Kosovën, si shtet amë i serbëve ajo ka drejtë të përpiqet për drejtat e serbëve, por atë që Kosova do të realizoj nuk është çështje e ekzistimit të serbëve si prezantohet nga Serbia”, tha eksperti gjerman.

“Në Serbi tema kryesore në medie ishin fushata se në Kosovë nis dëbimi i serbëve, këto veprime janë dëshmi se Serbia nuk mund trajtohet shtet demokratik, aq më parë që ngjan në strukturat e shtetit si Rusia. Por edhe krahasimi mes Rusisë e Ukrainës dhe Serbisë e Kosovës nuk janë serioze, kështu që trajtimi i Serbisë si  vend me rol qendror është naiv dhe duhet ndërruar”, tha Kleving.

Më pyetjen nëse pranimi i Kosovës në NATO do orientonte edhe më shumë qytetarët e Serbisë që edhe ashtu janë skeptik me perëndimin dhe kthimin ka Rusia?

“Nuk shoh rrezik nëse Serbia është e orientuar ka anëtarësimi në BE, sipas skenarit tim me hyrjen e Kosovës në NATO do të kishte garanci të sigurisë në raport me Serbinë. Me plotësimin e këtij kushti, nuk do jetë e domosdoshme që Serbia zyrtarisht ta pranoj Kosovën. Me gjasë kjo nuk do ndodhte sepse Serbia edhe ashtu nuk mund të ndërmerr asgjë zyrtare apo që do rrezikonte sigurinë e Kosovës. Nëse Serbisë dhe rajonit i afrohet perspektiva e sinqertë evropiane, mendoj se asnjë interes serb nuk do të kishte përcaktim kah Rusia".

Dr Konrad Kleving është ekpsert për Balkan në Institutin për Studime në Lajbnic, nga 1986 deri me 1992 studoi historinë dhe ekonominë në Minhen, Vjenë dhe Zagreb. Nga 2006 deri në 2011 isht zëvendës-drejtor i Institutit dhe botues i gazetës “Southeast Research”  dhe “Southeast European Works”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat