Producentja ukrainase habitet me mikpritjen në Kosovë, tregon se çka i tha roja në Aeroportin e Prishtinës

Lajme

Producentja ukrainase habitet me mikpritjen në Kosovë, tregon se çka i tha roja në Aeroportin e Prishtinës

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 10:39
Producentja ukrainase, Jeanne Dovhych

Producentja ukrainase, Jeanne Dovhych, është shprehur e habitur me mikpritjen që i është bërë në Kosovë.

Ajo ka treguar se si në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, një roje kufitare derisa ia ka dhënë pasaportën me vulë hyrjeje i është drejtuar me shprehjen “Slava Ukraina” (rroftë Ukraina”.

“’A është hera juaj e parë në Kosovë?’ – më pyeti një roje kufitare në Aeroportin e Prishtinës. ‘Po, kjo është hera ime e parë këtu’. “Slava Ukraina!’ – më tha burri duke më kthyer pasaportën me vulë hyrjeje”, ka shkruar Dovhych në rrjetin social Teitter.

Tutje, ajo ka përmendur faktin që Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën, ndërsa anën tjetër, kjo e fundit ka hequr vizat për të gjithë shtetasit e Ukrainës.

Vendimi për heqjen e vizave për të gjithë shtetasit e Ukrainës që duan të vizitojnë Kosovën është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 9 mars të këtij viti.

“Me qëllim të solidarizimit me shtetasit ukrainas që po ballafaqohen me agresionin rus, propozojmë pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës”, pati deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Ndryshe, edhe një deputet ukrainas po bënë përpjekje që vendi i tij të njeh shtetësinë e Kosovës.

Deputeti Oleksiy Goncharenko,  ka dorëzuar në Kuvend një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat