Rrjedhin mediat e Vuçiçit, halucinacione mbi shqiptarë e çeçenë që gjoja do të sulmojnë serbët

Lajme

Rrjedhin mediat e Vuçiçit, halucinacione mbi shqiptarë e çeçenë që gjoja do të sulmojnë serbët

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 10:14
Aleksander Vuçiq

Mediat në Beograd të kontrolluara nga qeveria vijojnë propagandën e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Të gjitha faqet e para të gazetave janë hapur këtë të hënë me deklaratën e Vuçiç se në Kosovë janë strehuar çeçenë dhe këta të fundit sulmojnë serbët në veri.

"Një grup separatistësh kaukazianë, kundërshtarë të presidentit të Republikës Ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po qëndronin në veri të Kosovës. Ata ishin aty me dy qëllime: angazhimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në konfliktin ruso-ukrainas dhe eliminimin e serbëve të armatosur në veri të Kosovës. Është regjistruar qëndrimi i një grupi të përbërë nga Ahmed Ruslanoviç Bakajev dhe Idriz Azarsanov”, deklaroi Vuçiç një ditë më parë.

Vuçiç nuk i mbështeti në asnjë fakt ato që pohoi, ndërsa sot të gjitha mediat kanë pasqyruar deklaratën e tij propagandistike.

Në lidhje me lajme të tilla, që u publikuan fillimisht nga B92, platfotma Twitter paralajmëroi përdoruesit e vet.

Image
Ballinat e mediave serbe
Image
Ballina e mediave serbe

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat