Policia jep detaje rreth vdekjes së punëtorit që ra nga ndërtesa në Prishtinë

Lajme

Policia jep detaje rreth vdekjes së punëtorit që ra nga ndërtesa në Prishtinë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje rreth vdekjes së një punëtori që ka rënë sot nga ndërtesa ku ishte duke punuar në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është një 28-vjeçar.

“Sot në stacionin policor në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë, ku viktima mashkull, 28 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Klankosova.tv

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat