Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Lajme

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Këshilli Organizativ Hardh Fest 2022 mban konferencë për media me rastin e organizimit të Hardh Fest nga data 2-4 shtator në Rahovec. (Rockuzinë – Prishtinë, Arbëri, Vicianum, ora 10:00)

Galeria Kombëtare e Kosovës organizon konferencë për media për edicionit e katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” 2022. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Me rastin e shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, do të mbajnë një aksion simbolik. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 14:00)

PBC Academy organizon eventin në të cilin Fitim Bozhdaraj, një shqiptar nga diaspora, do t’i dhurojë 15 bursa për 15 vajza në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. (PBC Academy, rruga “Tirana”, Prishtinë, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat