Osmani takoi kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Çek

Lajme

Osmani takoi kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Çek

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Republikën Çeke, ka takuar sot kryetaren e Dhomës së Deputetëve, Markéta Pekarová Adamová.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sikurse edhe në takimet e tjera me zyrtarë të lartë të shtetit çek, edhe në këtë takim Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave dhe avancimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës në përgjithësi.

Njoftohet se Presidentja ka ritheksuar se Kosova prej disa vjetësh ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar mbështetjen çeke që ky proces të përmbyllet nën Presidencën çeke të Këshillit të BE-së.

Të njëjtën përkrahje, Presidentja e kërkoi edhe për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas edhe në NATO. 

Ajo në veçanti diskutoi për rolin e rëndësishëm të parlamentarëve të Çekisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku do të na duhet përkrahje për shtyrjen përpara të procesit të anëtarësimit të Kosovës.

Në takim me znj. Pekarová Adamová, Presidentja Osmani, u ndal edhe te marrëdhëniet dypalëshe, duke diskutuar për fusha të ndryshme në të cilat mund të thellohen mëtej raportet dhe në këtë kontekst përmendi miqësinë e hershme të Kosovës me Republikën Çeke, që nga vitet e 80-ta dhe përkrahjen e palëkundur që Çekia ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat