​Kuzhinieri shqiptar që gatoi për mbretëreshën tregon emocionet e takimit me monarken

Lajme

​Kuzhinieri shqiptar që gatoi për mbretëreshën tregon emocionet e takimit me monarken

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 09:31
Ismet Shehu

Ismet Shehu, shef kuzhine ka pasur fatin ta takojë mbretëreshën Elizabeth II. Në një lidhje me emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania, Shehu rrëfeu emocionin e veçantë kur u zgjodh për t’i shërbyer ushqimin mbretëreshës.

Përzgjedhja e një shqiptari për të qenë aq pranë mbretëreshës kishte ngjallur edhe zili tek studentët e tjerë të kursit në vitin 2012 kur kishte ndodhur takim i rrallë.

“Na thanë se një nga studentët do të shkojë në Buckingam Palace, do bënim edhe kuzhinë dhe shërbimin, unë zgjodha shërbimin më tepër se doja të isha më pranë mbretëreshës. Më thanë shko shërbe ti, kur të shkosh do ulesh në gjunjë dhe do thuash ‘madhëria jua’. Kisha shumë emocion. Mbaj mend çdo moment të asaj dite, pati edhe zili nga studentë të tjerë pse një shqiptar shkon të shërbejë për mbretëreshën”, tregoi Shehu.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare dhe hyri në histori si monarkja më jetëgjatë britanike.

Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, presidenti i BRSS ishte Joseph Stalin, dhe SHBA ishte nën udhëheqjen e Presidentit Harry Truman. Nga ajo kohë deri tani, Britania e Madhe ka ndryshuar 15 kryeministra, nga Winston Churchill tek Liz Truss vetëm pak ditë më parë.

Emri i saj i plotë është Elizabeth Alexandra Mary dhe këta tre emra kanë një kuptim të veçantë. Ajo mori emrin e parë pas nënës së saj, e dyta pas stërgjyshes së saj Alexandra, Mbretëresha dhe Princesha e Danimarkës, dhe e treta pas gjyshes së saj, Mbretëreshës Mari.

Elizabeth lindi më 21 prill 1926 në Londër si fëmija i parë në martesën e Princit Albert, dhe më vonë George VI, dhe Mbretëreshës Elizabeth, e cila para martesës së saj ishte thjesht një qytetare e zakonshme sipas ligjit britanik, dhe megjithatë hyri në histori me pseudonimi Nëna Mbretëreshë.

Kur mori kurorën ishte vetëm 25 vjeçe dhe shumë më vonë deklaroi se nuk ndihej gati për një gjë të tillë në atë kohë. Në atë moment, Mbretëresha Elizabeth II u bë sundimtare e 70 territoreve në të gjithë vendin, ndërsa luftërat e pavarësisë po zhvilloheshin në Egjipt dhe Kenia, si dhe kreu i Kishës së Anglisë, e cila ka 80 milionë besimtarë./Euronews Albania/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat