Theret me thikë një serb në Obiliq, mediat serbe e publikojnë fotografinë e viktimës dhe emrin e të dyshuarit

Lajme

Theret me thikë një serb në Obiliq, mediat serbe e publikojnë fotografinë e viktimës dhe emrin e të dyshuarit

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 09:53
Nemanja Mitroviq

Mbrëmë në fshatin Babimoc të Obiliqit, dyshohet se dy qytetarë serbë janë therë me thikë nga dy meshkuj shqiptarë.

Media serbe Kosovo-Online ka publikuar fotografi të viktimës 19 vjeç Nemanja Mitroviq në spital dhe babait të tij Sasa Mitroviq të cilët thuhet se janë sulmuar nga Avdullah Shabani.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastin njofton se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR & Armëmbajtje pa leje-thikë, Obiliq 12.09.2022-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ku njëri prej tyre është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Dy viktimat mbrëmë janë transportuar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe gjendja e tyre është stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat