Infermierja 52-vjeçare nga Prishtina bëhet nënë për herë të parë

Lajme

Infermierja 52-vjeçare nga Prishtina bëhet nënë për herë të parë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 16:39
Infermierja 52-vjeçare nga Prishtina

Një infermiere 52-vjeçare nga Prishtina është bërë nënë për herë të parë, ka njoftuar të premten ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu.

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë njoftoi se gruaja ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

“52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë. Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, ka shkruar ajo.

Në videon e publikuar nga Manastirliu, nëna e re është shprehur e lumtur që tashmë ka marrë epitetin nënë dhe se me ndihmën e stafit mjekësor, i gjithë procesi ka shkuar pa komplikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat